Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka caktuar seancën e shqyrtimit fillestar në rastin penal ndaj 21 të pandehurve të akuzuar për krime lufte kundër popullsisë civile.
Sipas njoftimit të Departamentit Special të Gjykatës, bëhet fjalë për çështjen penale, Zllatomir Peshiq, Mlladen Cirkoviq, Radomir Markoviq, Dushko Adamoviq, Obrad Stevanoviq, Zhivko Trajkoviq, Goran Radosavleviq, Bogolub Janiçqviq, Sllavisha Ivanoviq, Boshko Vukiqeviq, Sreten Popoviq, Nikolla Petroviq, Kërsman Jellliq, Lubisha Stojimiroviq, Bozhidar Deliq, Radojko Stefanoviq, Dragan Zhivanoviq, Milosh Gjoshan, Lubinko Cvetiq, Bozhidar Filiq, Milovan Kovaçeviq, për shkak të veprës penale Krimet e “Luftës kundër popullsisë civile”.
Gjykata ka bërë të ditur se, sipas propozimit të Prokurorisë Speciale, gjykimi në këtë rast pritet të zhvillohet në mungesë të të pandehurve, pasi të njëjtit kanë qenë të paarritshëm deri në momentin e ngritjes së aktakuzës.
