Merr vesh detajet e reja për vazhdimin e ‘The Devil Wears Prada 2’

Aktoret kryesore te vazhdimit te shumepritur ‘The Devil Wears Prada 2’ kane arritur nje marreveshje financiare qe po ben xhiron e mediave.

Sipas raportimeve te Variety, Meryl Streep, Anne Hathaway dhe Emily Blunt kane negociuar qe te paguhen njesoj per rikthimin e tyre ne rolet ikonike.

Te tria aktoret, te cilat rikthehen si Miranda Priestly, Andrea Sachs dhe Emily Charlton, kane arritur nje page baze te barabarte prej 12.5 milion dollaresh (11.5 milion euro) secila.


- Advertisement -

Marreveshja eshte bere permes nje kontrate te tipit ‘favored nations’, qe do te thote se secila pale perfiton te njejtin kompensim dhe asnje nuk paguhet me pak se tjetra.

Perveç pageses baze, ato pritet te perfitojne edhe nga bonuset e lidhura me suksesin ne kinema.

Me keto stimuj, raportimet sugjerojne se secila mund te kaloje shifren e 20 milion dollarëve (18.4 milion euro) në total.

Regjisori David Frankel ka pranuar se nje pjese shume e madhe e buxhetit te filmit te ri eshte shpenzuar pikërisht per kastin, cka tregon permasat e projektit dhe rendesine qe studioja i ka dhene rikthimit te emrave kryesore.

Per krahasim, filmi i pare i vitit 2006 kishte nje buxhet prej 35 milion dollarësh (32.2 milion euro) dhe arriti te gjeneroje ne arkën globale 326 milion dollarë (299.9 milion euro).

Ndërkohë, per vazhdimin raportohet se buxheti ka shkuar në rreth 100 milion dollarë (92 milion euro), ndërsa te ardhurat e filmit kane qenë shume te larta qe ne nisje: vetëm fundjava e pare e shfaqjes thuhet se ka sjellë 230 milion dollarë (211.6 milion euro), me pritshmeri qe filmi te arrije se shpejti edhe shifren 300 milion dollarë (276 milion euro) në nivel global.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *