Mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës ka përfunduar, ku është finalizuar procesi i rëndësishëm i bashkimit.
Lumir Abdixhiku, kryetari i LDK-së, bëri të ditur se anëtarët e këshillit votuan për propozimin e kryesisë për bashkim politik, me Vjosa Osmanin si bartëse e listës dhe kandidate për presidente, ndërsa ai vetë do të jetë kandidat për kryeministër, bashkë me 110 kandidatë të tjerë.
Abdixhiku nënvizoi: ‘Sapo përfunduam mbledhjen e LDK-së, duke finalizuar procesin e rëndësishëm të bashkimit.
Anëtarët tanë votuan për propozimin tonë për bashkim.
Kemi punuar fort për këtë bashkim.’





