Brikena Selmani rrëfen momentet kyçe të jetës së saj në ‘Goca dhe Gra’

Edhe pse gjatë rrugëtimit të saj në Big Brother VIP 5 nuk arriti ta rrëfente plotësisht linjën e jetës, Brikena Selmani e bëri këtë së fundmi, teksa ishte e ftuar në emisionin Goca dhe Gra.

Gjatë bisedës, asaj iu kërkua të ndalonte te tre stacionet më të rëndësishme të jetës së saj, duke zgjedhur disa momente që, sipas saj, e kanë formësuar si njeri dhe si figurë publike.

Brikena nisi me një reflektim të përgjithshëm për rrugëtimin e saj, duke pranuar se ka pasur vështirësi, por duke zgjedhur të mos i përmendë në atë moment.


- Advertisement -

Kam pasur shumë vështirësi në jetë, por sot nuk dua t’i cek, u shpreh ajo.

Më pas, ajo përmendi vitin e lindjes dhe vendin që zinte në familje: Kam lindur në vitin 2000, kam qenë gëzimi i parë i familjes.

Një tjetër moment i rëndësishëm për të ishte viti 2015, kur u zhvendos në Kosovë për të jetuar me gjyshen.

Në vitin 2015 kam shkuar në Kosovë për të jetuar me gjyshen time.

Ndonjëherë dashuria e gjyshërve është më e fortë se e prindërve, rrëfeu Brikena, duke lënë të kuptohet se kjo periudhë ka pasur një ndikim emocional të veçantë në jetën e saj.

Në fund, ajo ndaloi te vitet 2025 dhe 2026, të cilat i cilësoi si kyçe për karrierën dhe ekspozimin e saj publik.

Brikena u shpreh se pikërisht këto zhvillime e çuan drejt përfshirjes në Big Brother VIP, një eksperiencë që, sipas saj, e bëri të dëgjuar dhe të komentuar, edhe pse nuk e fitoi çmimin e madh.

Ky vit më bëri të futem në Big Brother, ku nuk dola si fituese, por si kryefjalë, tha ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *