Vetëvendosja kritikohet për mungesën e simboleve të shtetit në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm

Opinionisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër Lëvizjen Vetëvendosje që në mbledhjen e sotme të Këshillit të Përgjithshëm nuk pati asnjë simbol të shtetit të Kosovës.

Ai e quajti të turpshme që ata po garojnë për t’i fituar zgjedhjet e një shteti të cilit nuk ia shfaqin simbolet. ‘Shih ti, i zhvillojnë forumet më të larta të partisë pa asnjë flamur apo simbol të shtetit që i paguan e ku hanë bukë.

Në cilin shtet po garoni në zgjedhje?’, shkroi Shenolli në Facebook. ‘Të cilit shtet po i gëzoni privilegje në institucione?


- Advertisement -

Respektojeni shtetin dhe qytetarin e Kosovës, si vepër e parë themelore për me qenë në gjendje me bë diçka më shumë pastaj.

Turp të keni!

Asnjë votë s’e meritoni me këto sjellje’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *