Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka dekretuar ligjin për ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.
Në mesin e ligjeve të dekretuara nga Haxhiu, ishte edhe ai për Lojërat Mesdhetare ‘Prishtina 2030’. ‘Kam dekretuar shpalljen e një sërë ligjesh të rëndësishme për qytetarët dhe për Republikën.
Disa prej tyre lidhen drejtpërdrejt me jetën e përditshme, me banimin social dhe të përballueshëm, kujdesin shëndetësor, shtetësinë, shërbimet e pagesave, resurset ujore dhe maturën shtetërore’, njoftoi ajo përmes një statusi në Facebook.
Kuvendi miraton anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes.





