Rregjistrimi i Votuesve Jashtë Kosovës: Numrat dhe Detajet e Fundit

Po vazhdon periudha për rregjistrimin e votuesve jashtë Kosovës, me mbi 21,000 kërkesa të pranuara deri tani.

Në total, 9,149 aplikime janë aprovuar, 1,037 janë refuzuar dhe 11,187 janë në pritje për shqyrtim.

Nga këto, mbi 2,000 shtetas janë regjistruar për të votuar fizikisht në përfaqësi diplomatike, kurse mbi 6,000 janë për të votuar me postë jashtë Kosovës.


- Advertisement -

KQZ ka caktuar numrin maksimal të votuesve për votim fizik, ndërsa procesi i votimit planifikohet të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me gjithsej 70 vendvotime.

Numri minimal i votuesve për organizimin e votimit është 50.

Nëse ky numër nuk arrihet, votimi fizik nuk organizohet dhe votuesit do të kalojnë në votimin me postë.

KQZ do t’ua dërgojë përmes postës fletëvotimet për shtetasit që regjistrohen për votim me postë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *