Xheneta Fetahu: Rrugëtimi im nga jeta në Suedi deri te ekrani televiziv

Xheneta Fetahu ishte e ftuar së fundmi në emisionin “She’s on Air” në Top Albania Radio, ku ndau detaje nga jeta e saj përpara famës dhe eksperiencat që ka kaluar para se të bëhej pjesë e ekranit.

Ajo foli hapur për periudhën kur jetonte dhe punonte në Suedi, punët që ka bërë ndër vite si dhe mënyrën se si ato eksperienca kanë ndikuar në formimin e saj personal dhe profesional.

Dua të di se si ishe ti para dy vitesh, para se ti të hyje në botën e ekranit, para se të ishe një personazh publik? “Nëse flasim për jetën në Kosovë nuk është se kam patur punë, jam zgjuar herët, kam takuar shoqet, kemi dalë për kafe, drekë dhe darkë.


- Advertisement -

Por nëse flasim për jetën në Suedi, kam shkuar te hoteli ku kam punuar dhe jeta ka vazhduar njësoj.

Nëse është një ditë pushimi, është ajo dita që unë kam qejf vetëm me qëndruar shtrirë dhe me pa seriale truke”.

Ti ke qenë gjithmonë e thjeshtë si vajzë, apo jo? “Asnjëherë, nuk i kam thënë asnjëherë punës jo.

Kam punuar lloj-lloj punësh të ndryshme, nuk kam turp ti përmend nga e para deri tek e fundit.

Mendoj se secila punë më ka bërë për Xhenetën që jam sot dhe forcën që kam krijuar.

Gjëja më e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, nga një punë më e vogël mund të arrish te një më e lartë”.

Të rinjtë sot sikur duan të arrijnë punët e thjeshta, duan lekun e madh.

Unë do doja që ti të jepje një mesazh, ça punësh ke bërë? “Kam punuar me të moshuarit në Suedi, kam punuar si kameriere në restorante, si menaxhere hoteli, kështu që kam bërë lloj-lloj punësh të ndryshme”.

Rroga jote e parë cila ka qenë?


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *