Lëvizja VETËVENDOSJE!, Partia GUXO, Partia ALTERNATIVA dhe Partia Shqiptare Demokristiane kanë zyrtarizuar marrëveshjen e koalicionit, duke konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit të tyre politik dhe institucional në funksion të interesit publik dhe qytetarëve të Kosovës.
Sipas marrëveshjes së arritur, partitë partnere kanë riafirmuar përkushtimin ndaj parimeve të demokracisë, transparencës, sundimit të ligjit dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Po ashtu, në fokus mbeten drejtësia sociale, forcimi i institucioneve demokratike dhe avancimi i reformave shtetërore.
Partnerët e koalicionit janë zotuar se do të vazhdojnë bashkëpunimin e ngushtë për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës, duke theksuar rëndësinë e stabilitetit institucional dhe mirëqenies qytetare.
Kjo marrëveshje konsiderohet si një angazhim i përbashkët për qeverisje të përgjegjshme, demokratike dhe të orientuar drejt interesit të qytetarëve.
