Arben Fetahu: Pesëshja më e mirë e basketbollistëve kosovarë pas luftës

Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka qenë i ftuar i parë në podcastin e ri sportiv ‘1 me 1’ me Ulpiana Emrën, ku ka ndarë mendime interesante për basketbollin kosovar.

Në një segment të komentuar të emisionit, Fetahu ka përzgjedhur pesëshen më të mirë të basketbollistëve kosovarë pas luftës.

Edhe pse e ka pasur të vështirë, sipas tij pesë lojtarët më të mirë vendor janë: ‘Besoj që më e shpejta dhe më efektivja kishte me qenë: Samiri, Dardani, Florian Miftari, dhe pastaj Driloni me Lisin’, deklaroi kreu i FBK-së. ‘Sigurisht i kam mbetur borxh edhe dikujt’, shtoi ai.


- Advertisement -

Deklarimin e plotë mund ta gjeni KËTU.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *