Ish-presidenti Hashim Thaçi nga Haga i është përgjigjur pyetjes se a i përcjell zhvillimet politike në vend.
Ai për emisionin ‘Opinion’ tha se së pari mundohet ta ruaj koherencën e tij njerëzore, e pastaj atë të zhvillimeve politike.
Thaçi gjithashtu theksoi se nuk pretendon që të jetë pjesë e garës politike, derisa tha se është besimplotë për Kosovën.
Mirëpo, ish-presidenti u shpreh se dialogu i brendshëm politik duket i lënduar rëndë.





