Jeff Bezos mund të nxjerrë në shitje megajahtën e tij ‘Koru’ vlerësuar rreth 460 milionë euro

Mediat amerikane raportojnë se miliarderi Jeff Bezos ka në plan të shesë jahtin e tij të mrekullueshëm ‘Koru’, i cili vlerësohet në 460 milionë euro.

Sipas një burimi pranë tij, arsyeja është se jahti është shumë i madh dhe i vështirë për t’u menaxhuar.

Koru shoqërohet nga jahti ndihmës ‘Abeona’ vlerësuar në 69 milionë euro.


- Advertisement -

Mirëmbajtja e dy mjeteve kushton rreth 27.6 milionë euro në vit.

Dizajni i Koru është frymëzuar nga jahta ‘Eos’, por është realizuar në përmasa më të mëdha, duke sjellë sfida logjistike.

Jahti është i famshëm për detajet e tij të veçanta, si figura prej druri që paraqet Lauren Sanchez si sirene.

Edhe pse ka patur polemika dhe sfida, Koru ofron një eksperiencë luksoze për mysafirët me pishinë me fund xhami, tre xhakuzi, helikopter-port dhe një staf prej 36 anëtarësh.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *