Ish-drejtoresha e Shëndetësisë në Gjilan, Aurorë Osmani, ka raportuar se së bashku me një shoqe të shtatzënë janë sulmuar nga qentë endacakë.
Ajo shprehet se përjetoi frikë të madhe gjatë sulmit të ndodhur në orën 20:00. ‘Dhe ky nuk është thjesht një status, por një reagim emocional i shkaktuar nga një sulm i qenve endacakë.
Nuk isha vetëm.
Frika ishte e trefishtë, sepse isha me vajzën time të vogël në karrocë, me shoqen time shtatzënë, dhe normalisht, edhe vetë u frikësova.
E gjithë kjo ndodhi sonte, rreth orës 20:00, në qendër të qytetit.
Rrugë të prishura… Karroca mbeti në trotuar, e unë me vajzën në krah.
Ky përjetim ishte një episod frike sot, por për dikë tjetër nesër mund të mos mbetet vetëm kaq’, shkroi ajo në Facebook.
