Rudina Xhunga: Ditët e qeta, librat dhe dashuria për gazetarinë

Gazetarja Rudina Xhunga ka folur për rutinën e saj të përditshme dhe për raportin me gazetarinë dhe librat.

Ajo tha se mëngjeset e saj janë të qeta, sidomos në ditët kur nuk ka transmetime televizive apo emisione. ‘Janë ditë që të çlodhin, ditë që zgjohem duke parë detin, kam gjithmonë një libër me vete.

Dashuria ime më e madhe deri tani janë librat,’ tha Xhunga në emisionin ‘Ora 7’.


- Advertisement -

Ajo ka treguar po ashtu edhe për karrierën e saj shumëvjeçare në gazetari, duke theksuar se profesioni nuk e konsumon, por është pjesë e jetës së saj. ‘Nuk më konsumon sepse unë kështu jetoj.

Ka pasur ditë kur kam thënë pse është kjo gazetaria… nuk e dija si ishte gazetaria.

Në fund të ditës, është shumë e bukur të jesh gazetare,’ tha ajo.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *