Ambasada britanike në Kosovë ka bërë me dije se një skuadër e ushtarëve britanikë që shërbyen për gjashtë muaj në misionin e KFOR-it janë nderuar me medalje.
Medaljet e NATO-s u ndanë nga Princesha Royal për kontributin e tyre në sigurinë e Kosovës. “Urime Skuadronit C, Regjimenti i Kalorësisë Familjare, të cilët morën medaljet e NATO-s nga Princesha Royal pas gjashtë muajve të shërbimit në Kosovë për të siguruar një ambient të sigurt nën mbështetjen e KFOR-it.”




