Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në sektorin privat, Jusuf Azemi në një intervistë për Klankosova.tv ka shprehur shqetësimin për mungesën e kompensimit dhe përkujdesjes institucionale për familjarët e viktimave që humbin jetën në vendin e punës.
Ai theksoi se familjet e punëtorëve të vdekur nuk përfitojnë asgjë dhe kërkoi që Qeveria e Kosovës të ketë një fond të veçantë për rastet e tilla për të ofruar mbështetje financiare.
Statistikat nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat tregojnë se në tremujorin e parë janë raportuar 9 viktima në Kosovë.




