Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar martesën e nipit të tij Luanit.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka shpërndarë foto me të ftuarit teksa uroi martesën e djalit të vëllait të tij dëshmor, Shkëlzenit. ‘Urime martesën Luani i Shkëlzenit.
Zemra plot, sot!’, shkruan Haradinaj. ‘Faleminderit për urimet e juaja, gëzime paçi në jetë!’





