Modelja, Hailey Bieber, ka ndezur rrjetin social Instagram pas publikimit të disa fotove ku shfaqet me reçipeta portokalli dhe pantallona të shkurtra, duke nënvizuar formën e saj të tonifikuar.
Ajo e shoqëroi postimin me mbishkrimin “nga mollë në portokall”.
Reagimet nuk kanë munguar, duke përfshirë një koment të ngrohtë nga mikja e saj e ngushtë, Kylie Jenner, e cila e krahasoi me Velma nga “Scooby-Doo”, duke e vlerësuar si më “sexy”.
Në të njëjtën kohë, Bieber po gëzon sukses në fushën e biznesit: marka e saj e kujdesit për lëkurën, Rhode, është përfshirë në listën e Time si një nga 100 kompanitë më me ndikim, sipas DailyMail.





