Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, po qëndron në Kosovë për ditën e tretë për arsye familjare, pas marrjes së lejes për të vizituar vendlindjen e tij.
Një incident ka ndodhur jashtë shtëpisë së tij, në lagjen “Velania” të Prishtinës.
Një pjesëtar i EULEX-it dyshohet se ia ka drejtuar armën një familjari të Krasniqit, i cili ndodhej jashtë shtëpisë.
Sipas informacioneve, pjesëtari i EULEX-it i kishte kërkuar familjarit të futej brenda, duke i thënë: “Hyn mrena”.
Ngjarja ka ndodhur në momentin kur familjarët po e prisnin Jakup Krasniqin që të dilte nga shtëpia për të hipur në veturën që do ta transportonte drejt EULEX-it.
Krasniqi po qëndron në Kosovë për arsye familjare, ndërsa vizita e tij po zhvillohet nën përcjelljen e EULEX-it.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

