Në Ferizaj janë arrestuar dy persona nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrimi”, ndërsa një tjetër është ende në arrati.
Sipas njoftimit të policisë, më 17 prill rreth orës 21:00 në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast i veprës penale “Mashtrimi”, i cili kishte ndodhur në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
Të dyshuarit, thotë policia, duke paraqitur rrejshëm se posedonin kriptovaluta, kanë organizuar takim me tre persona ( të dëmtuar), të cilët synonin të blinin kriptovaluta.
Përmes mashtrimit, të dyshuarit kanë përvetësuar shumën prej 12,000 euro (nga 4,000 euro secili). “Pas marrjes së parave, të dyshuarit janë arratisur nga vendi i ngjarjes, nga dritarja e një lokali.
Gjatë hetimeve në zhvillim, me 29.04.2026, personat e dyshuar po përgatisnin një rast të ngjashëm në rrugën ‘Ismail Reka’ në Kaçanik.
Policia ka ndërhyrë me kohë, duke arrestuar të dyshuarit A.
L.( 25 vjeç) dhe R.J ( 23 vjeç), ndërsa i dyshuari i tretë, i identifikuar nga policia, ka arritur të largohet nga vendi i ngjarjes.
Gjatë operacionit janë sekuestruar po ashtu prova materiale, përfshirë një makinë për numërimin e parave, një çantë dhe një veturë Golf 7.
Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.
