Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për president nga opozita, por vetëm kundërkandidat për të siguruar kuorumin.
Ajo shtoi se kjo është e thënë edhe nga vetë Kurti. ‘Pra, atë që e kemi thënë nga fillimi, doli e vërtetë: Kurti nuk ka kërkuar asnjëherë kandidatë për President nga opozita.
Ai ka kërkuar kundërkandidat për të përzgjedhurin/përzgjedhurën e tij, vetëm sa për ta siguruar kuorumin.
Kaq e thjeshtë.
E tha vetë’, shkroi Çitaku.





