Banorët e Fshatit të Vjetër dhe Bibajt në Ferizaj shprehin pakënaqësinë për mungesën e ndriçimit publik

Për shkak se puna e kryer nuk po ua mbush syrin, banorët e Fshatit të Vjetër dhe të Bibajt në Ferizaj, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre, dolën në rrugë.

Ata po kërkojnë ndërtimin e mbikalimit te shkolla dhe ndriçimin.

Banorët e këtyre dy katundeve kanë shpresa që zëri i tyre nuk do të kalojë pa u dëgjuar.


- Advertisement -

Për t’u njoftuar me preokupimet e protestuesve, te vendi ku ishin tubuar erdhi edhe drejtori i Infrastrukturës në këtë komunë, Meriton Hajdini.

Ai tha se këta qytetarë këto kërkesa nuk i adresuan kurrë në zyrën e tij.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *