Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka theksuar se vendimi në rastin ‘Banjska’ është një mesazh i qartë për këdo që cenon Republikën e Kosovës.
Ai vlerëson se sulmi i 24 shtatorit 2023 ishte një operacion i organizuar me mbështetje shtetërore nga Serbia, me synim të cenimit të rendit kushtetues dhe aneksimin e një pjese të territorit të Kosovës.
Sveçla gjithashtu shton se drejtësia për Banjskën nuk përfundon me këtë vendim.
Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me burgim të përjetshëm Vlladimir Tolliqin dhe Bllagoje Spasojeviqin, ndërsa Dushan Maksimoviq me 30 vjet burg.





