Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës (ASHAK) ka mbajtur mbledhje komemorative me rastin e ndarjes nga jeta të akademik Rexhep Qosjes.
Në këtë mbledhje u vlerësua lartë jeta dhe vepra e akademik Rexhep Qosjes.
Justina Shiroka Pula, kryetare e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës e ka cilësuar të ndjerin Qosja si zë i fuqishëm i arsyes kritike dhe mbrojtës i së vërtetës.
Veprimtaria e tij shumëdimensionale si studiues, shkrimtar, kritik letrar dhe mendimtar publik përfaqëson arritje të rëndësishme të kulturës shqiptare bashkëkohore.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Qosjen tha se nuk i druhej polemikës dhe se ishte luftëtar i pendës i cili u bë zëdhënës i popullit të ndaluar.
Anila Hoda sekretare shkencore në Akademinë e Skencave dhe Arteve të Shqipërisë, tha se Rexhep Qosja ishte një erudit i rrallë, një personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar dhe shkrimtar i mirënjohur.
Akademik Rexhep Qosja ishte një erudit i rrallë, një personalitet i jashtëzakonshëm i kulturës mbarëshqiptare, studiues i përkushtuar dhe shkrimtar i mirënjohur.
Jeta dhe vepra e tij janë të lidhura pazgjidhshmërisht me historinë e mendimit shkencor, letrar dhe politik të botës shqiptare.
