Shkaku i vdekjes së aktorit të njohur Patrick Stewart është zbuluar tre javë pas ndarjes së tij nga jeta në moshën 86-vjeçare.
Sipas certifikatës së vdekjes, të siguruar nga TMZ, aktori vuante nga sëmundja e Alzheimerit dhe demenca me trupa Lewy, një çrregullim progresiv që ndikon në kujtesë, të menduar dhe lëvizje.
Dokumenti përmend gjithashtu arrestin kardiopulmonar si shkakun e vdekjes.
Stewart ndërroi jetë më 28 tetor në shtëpinë e tij në Los Angeles, me bashkëshorten Sunny Ozell pranë.
Certifikata zbulon se më 3 nëntor, trupi i tij iu nënshtrua hidrolizës alkaline, një proces i njohur si kremim me ujë.
Aktori fitoi famë ndërkombëtare për rolin e kapitenit Jean-Luc Picard në serialin Star Trek: The Next Generation, ku interpretoi nga viti 1987 deri më 1994.
Ai u rikthye në këtë personazh edhe në disa filma dhe në serialin Star Trek: Picard.
Një tjetër rol i rëndësishëm në karrierën e tij ishte ai i Profesor Charles Xavier në serinë e filmave X-Men.
Dy javë pas vdekjes së tij, bashkëshortja publikoi një mesazh prekës, ku foli për dhimbjen e humbjes dhe dashurinë që kishin ndarë gjatë gati dy dekadave së bashku. “Sot mbushen dy javë që kur Patrick vdiq dhe pikëllimi vazhdon të vijë me valë.
Por gjithashtu kam përjetuar një mirënjohje kaq të thellë.
Nuk lamë asgjë pa thënë”, shkroi ajo.
Sunny Ozell shtoi se të dy e dinin sa shumë e donin njëri-tjetrin dhe se vitet e kaluara së bashku kishin qenë të mbushura me jetë.
Ajo falënderoi gjithashtu publikun për mesazhet e ngushëllimit, duke pranuar se ishte prekur thellësisht nga reagimi ndaj humbjes së aktorit.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

