Këngëtari i njohur Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të ish-banorit të Big Brother VIP Kosova, Labinot Rexha, i cili gjatë një interviste ka komentuar raportin e tij me bashkëshorten, Sarën.
Deklaratat e Labinotit u bënë gjatë një interviste për “Top Albania Radio”, ku në mesin e temave të diskutuara ishin edhe çiftet e njohura të showbizit.
Gjatë bisedës, Rexha bëri disa supozime për relacionin e Bardhit dhe Sarës, duke dhënë disa komente personale. “Bardhi është çun i urtë, ai edhe me rrah ajo, ai i thotë faleminderit. Çun i familjes së mirë, ai edhe me i thane ajo çohu në këmbë ai çohet.
Rri një orë, një orë, se është çun i sjellshëm”, ka deklaruar Rexha. “Duke e njoftë unë Bardhin çfarë familje vjen, sa i sjellshëm është ai ka frikë edhe me arritë një ndarje”, ka shtuar tutje.
Këto deklarata duket se nuk janë pritur mirë nga këngëtari, i cili reagoi në seksionin e komenteve të postimit, duke iu drejtuar Labinotit me një koment fyes. “@labinotrexha_ ta ***** familjen në ***”, shkroi Bardhi.
Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

