Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka folur lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të vendit.
Ajo ka theksuar se LDK-ja, si subjekt politik, ka dhënë kontributin e saj brenda mundësive që ka pasur dhe ka ofruar gatishmëri për bashkëpunim.
Megjithatë, sipas saj, kjo ofertë për bashkëpunim nuk është trajtuar seriozisht dhe nuk është pranuar.





