Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, kanë biseduar për përgatitjet e samitit të liderëve të NATO-s, agjendën e aleancës, si dhe zhvillimet rajonale dhe globale, gjatë një takimi në Ankara.
Erdogan theksoi rëndësinë e solidaritetit mes aleatëve të NATO-s dhe zgjerimin e kapaciteteve të Turqisë në industrinë e mbrojtjes.
Ai gjithashtu përjashtimin e aleatëve evropianë joanëtare të BE-së nga iniciativat e mbrojtjes nuk do t’i shërbejë qëllimit të synuar.
Erdogan gjithashtu shprehu angazhimin e Turqisë në përpjekjet për një zgjidhje paqësore në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Takimi gjithashtu përfshiu diskutime për samitin e NATO-s në Ankara.
