Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pranë Thumanës, në aksin e vjetër Fushë Krujë–Thumanë, në Shqipëri, pas përplasjes së dy automjeteve.
Mediat shqiptare raportojnë se shoferi i njërës prej veturave ka humbur jetën, ndërsa tre persona të tjera kanë mbetur të lënduar.
Vitiima është identifikuar si Arben Jangozi, transmeton Klankosova.tv.
Policia është në vendin e ngjarjes, por ende nuk dihet shkaku i aksidentit.





