Faton Klinaku akuzon ata që ofendojnë Hashim Thaçin si tradhtarë – reagimi i fortë ndaj deputetit të VV-së

Ish-ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka reaguar ashpër pas deklaratës së deputetit të Grupit Parlamentar të VV-së, Fatos Geci, ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Me një foto me Thaçin, të publikuar në profilin e tij, Klinaku i ka akuzuar rëndë ata që e ofendojnë ish-presidentin. “Ai që e ofendon Hashim Thaçin, është tradhtar e bir tradhtari”.

Një ditë më parë, Geci në Kuvend tha se Thaçi do të përballet me të njëjtin fat si Naim Murseli, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së tij, Liridona Ademaj.


- Advertisement -

Nga kjo deklaratë u distancuan disa deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *