Një vinç ka rrëzuar në lagjen “Arbëria” në Prishtinë, duke shkaktuar lëndime tek një person.
Doktoresha e Emergjencës në kryeqytet, Dafina Basholli, njoftoi se i lënduari aktualisht është në gjendje stabile. “Për momentin gjendja është stabile, jemi duke vazhduar trajtimin në dhomën e reanimaconit në Qendrën Emergjente”, u shpreh ajo.





