Debati i ashpër në Kuvend për faturimin e rrymës: Albulena Haxhiu dhe Ganimete Musliu përplasen publikisht

Seanca e jashtëzakonshme për çmimet dhe faturimin e rrymës ka shkaktuar debate dhe përplasje të ashpra në Kuvendin e Kosovës.

Një incident i tillë ndodhi mes kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, dhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliu. “E nderuara kryetare e teatrit të përrallave, zonja Albulena Haxhiu”, tha deputetja e PDK-së. “Faleminderit Gane, jam e nderume”, ia ktheu kryekuvendarja. “Veç një sqarim kryetare, përderisa një ministre e frustruar del dhe ju thotë deputetëve që po tregojnë përralla dhe ju nuk reagoni…”, tha Musliu. “Nuk mund ta quani të frustruar askënd, kujdes fjalorin se të merret fjala, Gane.

Nëse do me fol merre kohën tënde, por ke kujdes se sillesh ndaj ministrave dhe deputetëve”, tha kryekuvendarja.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *