Madonna kërkon kthimin e veshjeve të humbura pas performancës së saj në Coachella

Madonna u përball me një incident pas performancës së saj surprizë në Coachella në Indio të Kalifornisë, ku u shfaq në skenë së bashku me Sabrina Carpenter.

Pas interpretimit të këngëve “Vogue”, “Like A Prayer” dhe një materiali të ri, disa prej kostumeve të saj arkivore u zhdukën, përfshirë xhaketë, korse dhe fustane.

Në një reagim në Instagram, 67-vjeçarja kërkoi kthimin e tyre dhe ofroi shpërblim. “Zbulova se veshjet vintage që kisha veshur ishin zhdukur.


- Advertisement -

Xhaketë, korse, fustan dhe të gjitha veshjet e tjera.

Këto nuk janë vetëm rroba, ato janë pjesë e historisë sime.

Sende të tjera arkivore nga e njëjta epokë u zhdukën gjithashtu”. “Shpresoj dhe lutem që ndonjë shpirt i mirë t’i gjejë këto sende dhe të kontaktojë ekipin tim në infomaverick2026@gmail.com.

Po ofroj një shpërblim për kthimin e tyre të sigurt.

Faleminderit me gjithë zemër”.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se sendet dyshohet të jenë humbur gjatë transportit të stafit me karrocë golfi, dhe nuk ka prova për vjedhje të qëllimshme.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *