Fjalët përfundimtare të mbrojtjes për të akuzuarit në rastin ‘Banjska’

Mbrojtja e të akuzuarve për rastin ‘Banjska’ ka dhënë fjalët përfundimtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Nën masa të larta të sigurisë janë sjellë edhe sot në gjykatore të akuzuarit, të cilët akuzohen për sulmin terrorist në Banjskë në shtatorin e vitit 2023.

Në fjalën e tij përfundimtare, avokati Ljubomir Pantoviq deklaroi se aktakuza është e përpiluar gabimisht dhe provat e Prokurorisë Speciale janë ‘të padobishme’.


- Advertisement -

Prokurori Naim Abazi ka kërkuar burgim të përjetshëm për të akuzuarit, ndërsa të akuzuarit kanë mohuar akuzat para gjykatës.

Serbia ende nuk ka dorëzuar kriminelët e Banjskës, përkundër kërkesave të vazhdueshme të autoriteteve vendore dhe të disa aleatëve ndërkombëtarë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *