Visar Azemi: ‘Kurti e deshi pushtetin për vete’ – Deklarata e fundit e Azemit

Anëtari i LDK-së, Visar Azemi ka deklaruar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, dhe kjo për shkak se, sipas tij, kryeministri Albin Kurti i deshi të gjitha pozitat për vete.

Përmes një postimi në Facebook, Azemi shtoi se për 53 ditë u mbajt peng gjetja e një zgjidhje për Presidentin e vendit. ‘Nuk po kërkojnë marrëveshje për shtetin, por nënshtrim për pushtetin e tyre.

Problemi nuk është mungesa e takimeve.


- Advertisement -

Problemi është mungesa e vullnetit të Kurtit për ndarje të drejtë të pushtetit dhe për një marrëveshje që e respekton demokracinë.

Kush i do të gjitha për vete, në fund rrezikon t’i bllokojë të gjitha për shtetin.

Pushteti absolut nuk është kompromis. Është arrogancë politike’, ka shkruar ai.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *