Tri seanca të rëndësishme në Kuvendin e Kosovës këtë javë

Kuvendi i Kosovës do të mbajë tri seanca këtë javë.

Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se seanca e parë do të mbahet të enjten në orën 10:00, ndërsa dy të tjera të premten, njëra prej tyre solemne për Eliot Engel. ‘Kemi vendosur që t’i mbajmë tri seanca të Kuvendit, secila prej tyre është me rëndësi të veçantë.

Me këtë rast, seanca e parë do të mbahet më 23 prill në orën 10:00, ndërsa të tjera të premten, një e dedikuar për Eliot Engel si seancë solemne dhe tjetra me çështje të rëndësishme për Bordin e RTK-së dhe KPM-së,’ u shpreh Haxhiu.


- Advertisement -


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *