Kryeministri Albin Kurti, ka deklaruar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme parlamentare nuk është opsion.
Në mbledhjen e sotme të qeverisë, Kurti deklaroi se zgjedhja e presidentit është detyrë kushtetuese e të zgjedhurve të popullit. ‘Kjo kërkon vullnet për zgjidhje, gatishmëri për kompromis dhe vendime jo të lehta.
Ne jemi të hapur për zgjidhje e cila i përgjigjet vullnetit qytetar,’ tha shefi i qeverisë.





