Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Cossombraton në Itali, ku një shqiptar 59-vjeçar ka kryer një vrasje të trefishtë, duke vrarë ish-gruan e tij, partnerin e saj dhe më pas ka bere vetvrasje.
Sipas mediave italiane, Astrit Koni, 59-vjeç, ka kryer krimet me thikë, ndërsa shkaku i vrasjes ka qenë xhelozia.
Vrasësi, Astrit Koni, ishte origjinë nga Shqipëria dhe kishte jetuar në Itali për shumë vite.
Gruaja e tij, Drita Koni, gjithashtu shqiptare, kishte kaluar 20 vjet në Itali.
Alarmi ishte dhënë nga vëllai i Dritës, i cili kishte shqetësime sepse nuk kishte mundur të kontaktonte me motrën e tij.
Gjatë hetimeve, karabinierët gjetën gjithashtu një mjet bujqësor, të cilin dyshohet se është përdorur për të rrahur dhe vrarë partnerin e Dritës.
Hetimet janë ende në vazhdim për të përcaktuar rrethanat e sakta të ngjarjes dhe për të zbuluar më shumë detaje rreth krimit.
