Sfidat e Integrimit të Ballkanit në BE: Bosnja dhe Hercegovina kërkon të rregullojë marrëdhëniet me Serbinë

Në një tryezë të rrumbullakët që po mbahet në Turqi me pjesëmarrjen e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka folur për sfidat e integrimit të rajonit në Bashkimin Evropian dhe hezitimet që, sipas tij, ekzistojnë brenda BE-së.

Konakoviq tha se marrëdhëniet mes Bosnje e Hercegovinës dhe Serbisë mbeten të ndikuara nga e kaluara e dhimbshme, duke e krahasuar situatën me fqinjë që jetojnë në të njëjtën ndërtesë dhe duhet të përmirësojnë lidhjet e tyre infrastrukturore dhe bashkëpunimin. “Skemi emocione për Serbinë, mund të them se nuk e duam më njëra-tjetrën, sepse kemi pasur histori të dhimbshme, e shoh këtë si dy fqinj që jetojnë në të njëjtën ndërtesë dhe duhet ta rregullojmë infrastrukturën që na lidh, kemi disa mundësi jashtë që mund ti shfrytëzojmë bashkë, ose thjesht mund të ngelim në të kaluarën dhe flasim për fakte historike dhe ti riformulojmë ato çdo ditë… por çfarë do të ndodh?

Njerëzit do të largohen.


- Advertisement -

Më shumë se 500 mijë qytetarë të Bosnje e Hercegovinës e kanë braktisur vendin, mbase edhe më shumë.

Dhe nuk mendoj se ata do të kthehen ndonjëherë nëse nuk e shfrytëzojmë këtë mundësi sa më shpejt që është e mundur”. “Unë mund ta kuptoj frikën e evropianëve.

A mund ti imagjinoni liderët evropianë duke menduar për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të plota me të drejtë vetoje, a mund t’i imagjinoni përplasjet tona dhe tek e mbajmë gati të drejtën e vetos për secilin diskutim të mundshëm.

Pra është frikë e arsyeshme nga ana e BE, prandaj duhet të dëshmojmë se jemi të guximshëm”, tha Konakoviq.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *