Në një tryezë të rrumbullakët që po mbahet në Turqi, ku po marrin pjesë ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ministri i Jashtëm i Bosnje e Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka pasur kritika të forta ndaj presidentit serb Aleksandar Vuçiq.
Gjatë diskutimit, pasi u pyet nga pjesëmarrësit dhe publiku që po ndiqte ngjarjen, Konakoviq reagoi ndaj prezencës së Milorad Dodikut. “Nëse po e mban një konferencë për media dhe nëse e respektoni vendim tim, pse Vuçiq e ftoi Milorad Dodikun, një president të dënuar, ish presidenti i Republikës Serbe të qëndronte me të në atë konferencë shtypi pas së cilës ai deklaroi se ai do ta krijojë ushtrinë më të fuqishme në rajon, Milorad Dodik dhe Zhelka Cvijanoviq ishin krah tij në Beograd, unë isha i sjellshëm në pjesën e parë të fjalimit dhe ju po më nxitni të flas kështu.
Kështu ai e ftoi një kryetar të dënuar të Republikës Serbe të qëndronte krah tij kur kërcënoi me ushtrinë më të fortë të rajonit, a është kjo korrekte, a është ky respekt ndaj fqinje, a duhet të ju dua unë juve?”, tha ai.
