Rogerti ka shokuar banorët me një deklaratë të fortë gjatë një bisede me moderatoren Erjona Rusi, pasi ajo i drejtoi një pyetje lidhur me arsyen e pjesëmarrjes së tij në lojë.
Moderatorja donte të dinte nëse ai do të kishte të njëjtën sjellje edhe nëse nuk do të kishte çmim të madh dhe gjithçka do të ishte vetëm një eksperiencë televizive. “Nëse s’do të ishte ai çmimi i madh, do të ishte thjesht eksperiencë televizive…
A do të ishe sjellë kështu?
Ke ardhur të marrësh lekë?” – pyeti Erjona. “Po, do t’ia ruaj djalit, se unë e ndiej që s’do të jetoj mbi pesë vjet” – u përgjigj Rogerti duke sjellë një surprizë për të pranishmit.
Me këtë deklaratë të fortë, të gjithë banorët reaguan të habitur nga fjalët e tij.
Erjona, e surprizuar, e pyeti më tej për arsyen e kësaj deklarate. “Pse?” – pyeti ajo. “Dua t’ia ruaj djalit tim, pse çka ka?” – u përgjigj Rogerti. “Ke të drejtën e botës, thjesht të pyeta”.
Ndërkohë, Ilnisa u dëgjua duke reaguar: “Jo kaq emocional, Rogert”.
