Juristja Rudina Jasini ndahet nga ekipi i mbrojtjes së Rexhep Selimit në procesin e Dhomave të Specializuara të Kosovës

Juristja shqiptare Rudina Jasini nuk do të jetë më pjesë e ekipit të Mbrojtjes së Rexhep Selimit në procesin gjyqësor ndaj tij, Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Vendimi është marrë nga udhëheqësi i mbrojtjes së Selimit, Geoffrey Roberts më 27 mars.

Angazhimi i Jasinit në Dhomat e Specializuara, përfundoi zyrtarisht më 7 prill, 2026.


- Advertisement -

Jasini, studiuese e specializuar e të drejtës penale ndërkombëtare dhe profesoreshë në Oksford, është avokatja e parë shqiptare në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës në ish-Jugosllavi, në rastin Haradinaj.

Pas pesë vitesh angazhim në mbrojtjen e dhjetëshit të luftës së UÇK-së, Jasini ndau përshtypjet e saj mbi procesin e madh të Speciales duke e cilësuar teatër absurditeti dhe tentim për rishkrimin e historisë.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *