Seanca e fjalëve përfundimtare në rastin e vrasjes së Liridona Ademajt ka përfunduar në një nga proceset më të ndjekura në Kosovë.
Prokurorja Javorka Perlinçeviq ka kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën.
Vendimi për tre të akuzuarit pritet të shpallet më 21 prill.
Prokurorja ka cilësuar rastin si “krim makabër” dhe ka thënë se janë paraqitur tri versione të ndryshme të ngjarjes.
Në seancën gjyqësore, familja e viktimës ka kërkuar drejtësi, ndërsa mbrojtja e të akuzuarëve ka hedhur poshtë akuzat me argumente se nuk ka prova të mjaftueshme.
Gjatë seancës, vëllai i viktimës, Leonardi Ademaj, ka thënë se familja ka zgjedhur të besojë në drejtësi dhe kërkon dënim me burgim të përjetshëm për të akuzuarit.
Kjo është një histori që ka tronditur shoqërinë dhe kërkon një përgjigje të drejtë nga trupi gjykues.
