Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, sot u takua me shefin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, Antero Lopes.
Gjatë këtij takimi, ata diskutuan për bashkëpunimin mes institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, me synimin për të forcuar sundimin e ligjit dhe sigurinë në vend.
U theksua rëndësia e vazhdueshme e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë, si dhe angazhimi për të fuqizuar institucionet, për të garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë themelore.
Republika e Kosovës mbetet e angazhuar për sundimin e ligjit, pavarësinë e institucioneve të drejtësisë dhe forcimin e marrëdhënieve me partnerët evropianë.
Burimi origjinal i informacionit: zeri .info

