Meg Ryan: Kthehet në Komeditë Romantike në Ditëlindjen e 65-të

0
1
- Advertisement -

Dikur ishte mbretëresha e komedive romantike, ndërsa jeta e saj private u bë po aq e përfolur sa filmat.

Pas një periudhe larg vëmendjes, aktorja po i rikthehet zhanrit që e bëri të famshme.

Ajo krijoi një lidhje magjike me miliona shikues, duke i bërë ata të besojnë në dashurinë me shikim të parë, takimet e rastësishme dhe romancat që lindin kur më së paku i presin.

Buzëqeshja e saj karakteristike, flokët biondë dhe sharmi i natyrshëm e shndërruan në simbol të një epoke të Hollywoodit.

Sot, më 19 nëntor 2026, Meg Ryan feston ditëlindjen e 65-të, me një histori personale që përmban sukses, dashuri, ndarje dhe vendime të guximshme.

Aktorja që dikur mbante titullin ‘e preferuara e Amerikës’ ka zgjedhur prej kohësh një jetë më të qetë, por lidhja e saj me kinemanë nuk është ndërprerë.

- Advertisement -

Meg Ryan ëndërronte gazetarinë, por përfundimisht u bë mbretëresha e komedive romantike.

Margaret Mary Emily Anne Hyra lindi më 19 nëntor 1961, në Fairfield të Connecticutit.

Fillimisht studioi gazetari në Universitetin e Nju Jorkut, por angazhimet e para televizive ia ndryshuan drejtimin profesional.

Pas paraqitjes në filmin Top Gun, kthesa vendimtare erdhi më 1989 me When Harry Met Sally….

Roli i Sally Albrightit e bëri të famshme ndërkombëtarisht.

Më pas erdhën filma si Sleepless in Seattle, French Kiss, City of Angels dhe You’ve Got Mail.

Burimi origjinal i informacionit: telegrafi .com

- Advertisement -

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here