UEFA ka vendosur një dënim të rëndë për Federatën e Futbollit të Kosovës (FFK) për shkeljet e evidentuara gjatë ndeshjes së Kombëtares së Kosovës kundër Izraelit.
Sipas vendimit të saj, UEFA e ka gjobitur FFK-në me një shumë totale prej 42 mijë e 250 euro.
Përveç kësaj, organi qeverisës i futbollit evropian ka vendosur edhe të mbyllë pjesërisht stadiumin për ndeshjen e ardhshme që Kosova do ta zhvillojë si vendase.
Kjo do të thotë se përballja e radhës në Prishtinë do të zhvillohet me kufizime në tribunat e stadiumit, në përputhje me vendimin disiplinor të UEFA-s.
Pas ndeshjes me Izraelin, ishin hapur disa procedura disiplinore ndaj FFK-së, dhe ky vendim sjell pasoja financiare dhe organizative për federatën.
FFK-ja tani do të detyrohet të paguajë gjobën prej 42 mijë e 250 euro, ndërsa në ndeshjen e ardhshme si vendase do të zbatojë gjithashtu masën e mbylljes së pjesshme të stadiumit.
Ndeshja përfundoi 0-0, ndërsa Kosova luajti për gjysmë ore pa Veldin Hoxhën, i cili mori karton të kuq.

