Lumir Abdixhiku shpreh ngushëllime për tragjedinë në Malishevë: ‘Forcë për familjen në këtë moment të rëndë’

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për rastin e babait dhe dy fëmijëve që humbën jetën në Malishevë pas shpërthimit të bombolës së gazit. ‘Jam thellësisht i prekur nga tragjedia e rëndë që ka goditur një familje në Malishevë, ku humbën jetën babai me dy fëmijë.

Kjo tragjedi e madhe na rëndon të gjithëve; si individë, prindër e bashkëqytetarë të Republikës’, ka shkruar Abdixhiku në Facebook. ‘Në këto momente të rënda, çdo fjalë duket e vogël.

Megjithatë, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të gjithë të afërmve.


- Advertisement -

Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ndajmë këtë dhimbje me gjithë zemër dhe qëndrojmë pranë tyre në këto çaste zie, me një solidaritet njerëzor që shkon përtej fjalëve’.

Abdixhiku u lut që familja e tyre të gjejë forcën e përballimit për këtë humbje të madhe. ‘Lutemi që, mes kësaj errësire të madhe, të gjejnë forcë për ta përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme’.


- Advertisement -

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *