Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Alban Zogaj, ka deklaruar se LDK-ja është e interesuar që të gjejë zgjidhjen për presidentin e vendit.
Zogaj tha se LDK mbetet konstruktive për të kaluar këtë ngërç politik dhe është e hapur për takime dhe biseda për gjetjen e një zgjidhje.
Ai gjithashtu theksoi se Kuvendi i LDK-së ka dhënë autorizimin e plotë kryetarit Abdixhiku për udhëheqjen e negociatave.
Zogaj po ashtu shprehu që është i rëndësishëm intensifikimi i bisedimeve për gjetjen e emrit konsensual për president.
Në fund, deputeti u shpreh se LDK-ja është e hapur për marrëveshje politike dhe bashkëpunim me Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjen e presidentit të vendit.
