Drejtoria Komunale e Inspektorateve ka njoftuar se, pas paralajmërimit të bërë para dy javësh, nga dita e sotme do të nis aksionin për largimin e mallrave që ekspozohen jashtë lokaleve afariste pa leje përkatëse.
Pronarët e bizneseve që vendosin produkte si pemë, perime, tekstil apo plastikë në hapësira publike, pa autorizim nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, do të përballen me masa ndëshkuese, tha gazetari korrespondent Nuhi Salihu në emisionin “Ora 7”.
Qëllimi i këtij aksioni është lirimi i hapësirave publike dhe krijimi i qasjes së lirë për qytetarët.
Në të kundërtën, siç ka bërë të ditur Drejtoria e Inspektorateve, ndaj pronarëve do të shqiptohen gjoba, ndërsa mallrat e vendosura jashtë do të konfiskohen.
