Sot, një person u pa në Han të Elezit duke lëvizur me një armë, duke shkaktuar frikë tek qytetarët, por më pas u zbulua se ishte vetëm një lodër.
Pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës, i dyshuari, i cili u identifikua si E.B., 50 vjeç, u intervistua dhe më pas dorëzoi armën e dyshimtë.
Zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli, njoftoi se i dyshuari ka deklaruar se arma ishte lodër e djalit të tij tetëvjeçar.





